Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Hoti: Nuk ka dialog teknik – I gatshëm t’i adresohet Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka dialog teknik, duke iu referuar bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Bashkimi Evropian i ka ftuar këtë javë delegacionet nga të dyja vendet që të vazhdojnë dialogun në nivelin teknik për të pagjeturit dhe çështjet ekonomike.
Por Hoti ka thënë se një dialog i tillë nuk ekziston.
“Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai është shprehur i gatshëm që pas takimit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të raportojë para Kuvendit të Kosovës.
“Në përputhje me zotimet e Qeverisë së Kosovës për transparencë të plotë përgjatë gjithë këtij procesi, shpreh gatitshmërinë time për informimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në njërën nga seancat e ardhshme”, i ka shkruar Hoti kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
Transparenca në dialog është një prej obligimeve ligjore e kushtetuese.