Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

I prekuri me COVID nga rajoni i Skenderajt del nga shtëpia – Policia i vihet në kërkim
Policia është duke zhvilluar hetime rreth një personi, i cili për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 do të duhej të qëndronte në vetizolim.
Pas informacioneve të marra, njësiti i Policisë ka shkuar në shtëpinë e të infektuarit për të verifikuar nëse ai gjendej në vetizolim, por nuk e ka gjetur në shtëpi.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:20 në fshatin Abri e Ulët të Skenderajt. Sipas Policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Rasti, i cili po trajtohet si përhapje e sëmundjes ngjitëse, vazhdon të hetohet.