Gjurmët magnetike të gishtërinjve të vrimës së zezë të Rrugës së Qumështit u zbuluan në
Përfitimet e jashtëzakonshme nga noti
Tani që jemi në sezonin e verës është koha të flasim për përfitimet e jashtëzakonshme që mund të merrni nga noti. Pavarësisht se në çfarë stili notoni, noti është stërvitja më e mira. Ju angazhoni të gjithë muskujt e trupit dhe nuk keni mundësi të lëndoni nyjet tuaja. Andaj bëni gati rrobat e banjës, sepse këtu po ju tregojmë 13 përfitimet kryesore nga noti.
1. Është një stërvitje për të gjithë trupin
Kur hidheni në pishinë, gjithçka që bëni është një stërvitje. Mund të duket sikur këmbët dhe krahët tuaj bëjnë pjesën më të madhe të punës, por nuk është kështu. Noti forcon komplet trupin, ngre rrahjet e zemrës suaj dhe angazhon gati të gjithë muskujt në shpinë.
2. Është i mirë për nyjet e trupit
Përderisa ushtrimet në palestër mund t’iu sjellin lëndime trupore, noti është krejtësisht i sigurtë për të gjithë dhe për të gjitha moshat. Ai nuk ju lëndon nyjet dhe stabilizon performancën e trupit.
3. Mund të përmirësojë simptomat e artritit
Nëse jetoni me artrit, shumë forma ushtrimesh mund të jenë të vështira – por noti nuk është një prej tyre. Disa studime sugjerojnë që noti madje mund të ulë dhimbjen dhe ngurtësinë e shkaktuar nga artriti. Ju mund të zgjidhni një stërvitje noti me intensitet të lartë për të rritur ritmin e zemrës tuaj ose një rutinë të qetë. Sido që të jetë, nuk do të përkeqësojë artritin dhe do të ndihmojë shëndetin tuaj të përgjithshëm.
4. Është i shkëlqyeshëm për çdo moshë apo nivel aftësie
Nëse keni probleme në këmbë për shkak të një dëmtimi ose një gjendje kronike, noti është një nga mënyrat më të mira për stërvitje. Noti është aq i butë në trup sa njerëz të çfarëdo moshe ose niveli aftësie mund ta bëjnë atë.
5. Shtatzënë? Nuk ka problem!
Askush nuk pret që ju të bëni ndonjë stërvitje me intensitet të lartë. Por, sidoqoftë duhet të qëndroni aktive fizikisht gjatë shtatëzanisë nëse është e mundur. Noti është një nga mënyrat më të sigurta për të ushtruar gjatë shtatzënisë. Mund të ndihmojë gjithashtu në simptomat e zakonshme të shtatzanisë si dhimbje shpine dhe nyje të fryra.
Një studim i vitit 2010 zbuloi se gratë që notonin gjatë shtatëzanisë kishin një shans pak më të ulët të lindjes së parakohshme. Dhe mos u shqetësoni për kimikatet – i njëjti studim zbuloi se klori (dhe kimikatet e tjera të pishinës) nuk kishin asnjë efekt tek foshnjat ose gratë shtatzëna.
6. Ndihmon njerëzit me astmë që të marrin frymë më lehtë
Noti është ideal për njerëzit me astmë. Një studim i vitit 2012 zbuloi se notarët kishin kapacitet më të madh të mushkërive dhe kontroll më të mirë të frymëmarrjes sesa vrapuesit. Kjo nuk do të thotë që noti shëron astmën, por mund të ndihmojë në ndërtimin e forcës dhe aftësisë së mushkërive.
7. Do të vini re se do të jeni më të lumtur
Në përgjithësi, stërvitja ndihmon në lehtësimin e ankthit dhe depresionit – dhe kjo përfshin notin. Një studim i vogël nga 1992 zbuloi se njerëzit që notonin rregullisht ndjenin më pak zemërim, tension, konfuzion dhe ishin më të mbrojtur nga depresioni. Dhe një studim i vitit 2014 mbi kafshët zbuloi se noti kishte efekte antidepresive.
8. Noti rregullon sheqerin në gjak
Kufizimi i konsumit tuaj të sheqerit është mënyra më e mirë për të balancuar sheqerin në gjak. Por noti mund të ndihmojë! Një studim i vitit 2016 zbuloi se noti me intensitet të lartë tre herë në javë rriti ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe glukozën e ekuilibruar në gjak. Kjo mund të zvogëlojë rrezikun tuaj nga diabeti. Dhe nëse keni diabet, noti mund të ndihmojë kontrollin e sheqerit në gjak.
9. Mund të ulë rrezikun për sëmundje të zemrës
Noti lufton ngurtësinë e mureve të zemrës. Muret e ngurta nënkuptojnë një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës, dhe muret fleksibile nënkuptojnë një rrezik më të ulët. Një studim zbuloi se njerëzit me një rutinë të rregullt noti humbën peshë dhe kishin ulur ngurtësinëe mureve të zemrës, ulje të presionit të gjakut dhe rritje të rrjedhës së gjakut në tru. Të gjitha këto përfitime zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
10. Djeg kaloritë
Meqenëse i gjithë trupi juaj vihet në funksionon, nuk është për t’u habitur që noti është një djegës i vërtetë i kalorive. Noti djeg të njëjtën sasi të kalorive si vrapimi. Dhe kjo është nëse noton me një ritëm të ngadaltë!
11. Do t’ju ndihmojë me problemet me gjumin
Në përgjithësi, stërvitja ju ndihmon të flini. Një studim i vitit 2010 mbi aktivitetin aerobik dhe pagjumësinë zbuloi se njerëzit që ushtroheshin më mirë, flinin më gjatë dhe ndjeheshin më mirë gjatë ditës sesa ata që ishin më pak aktivë.
12. Njerëzit që notojnë jetojnë më gjatë
A janë pishinat burimet e vërteta të rinisë? Një studim i vitit 2017 zbuloi se noti në baza të rregullta shoqërohej me një rrezik prej 28 përqind më të ulët të vdekjes nga ndonjë shkak dhe një rrezik prej 41 përqind më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Noti nuk mund të të bëjë më të ri, por mund të të ndihmojë të jetosh një jetë më të shëndetshme dhe ndoshta më të gjatë.
13. Redukton stresin
Nëse jeni qenie njerëzore, me siguri jeni të stresuar. Fatmirësisht, noti zvogëlon stresin. Një studim i vitit 2012 zbuloi se 74 përqind e pjesëmarrësve kishin zvogëluar stresin pas notit. Dhe 70 përqind thanë se noti i linte ata të rinovuar mendërisht. Mbani në mend se çdo formë e ushtrimit mund të ndihmojë në uljen e stresit. Por aktivitetet e bazuara në ujë dihet se kanë efekte shtesë qetësuese.