Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Regjistrohen 82 raste me COVID-19 në Shqipëri, 1 qytetare humb jetën
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit për rastet e COVID-19 në Shqipëri. Sipas saj, në 24 orët e fundit janë kryer 331 testime, prej të cilave janë identifikuar 82 raste të reja, ndërsa një 69-vjeçare nga Shkodra ka humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave në total në 112.
“Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 69-vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, me gjithë trajtimin dhe përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor”, njoftoi ministria.
Ajo që mbetet shqetësuese lidhet me faktin se vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet, dhe sipas autoriteteve situata paraqitet tepër serioze. Sipas ministrisë, aktualisht në dy spitalet COVID, në Spitalin Infektiv dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.
Nga hetimi dhe gjurmimi epidemiologjik i kryer në terren janë identifikuar 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.
Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja ftoi qytetarët të tregojnë kujdes, ndërsa ripërsëriti thirrjen për ruajtjen e distancës, vendosjen e maskave dhe respektimin e protokolleve higjieno-sanitare, të cilat janë rekomanduar nga specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë.