Ambasadori Hill: Duhet edhe një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

Aktualisht janë 2.632 raste aktive me COVID në Kosovë
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), që mbështeten në 31.056 testet e kryera, deri më tani në Kosovë janë 5 mijë e 735 persona të infektuar me koronavirus, ku 2 mijë e 968 janë shëruar kurse 135 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht në tërë Kosovën janë 2 mijë e 632 raste aktive me koronavirus.
E nga këto 2 mijë e 632 raste, 1 mijë e 118 raste aktive me koronavirus janë vetëm në Prishtinë, kështu kryeqyteti ka numrin më të madh të të infektuarve dhe rasteve aktive në Kosovë.
Sipas të dhënave zyrtare Prishtina ka gjithsej 1 mijë e 883 të infektuar, 21 të vdekur dhe 694 të shëruar nga koronavirusi.
