Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Katër të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftur se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 4 raste të vdekjeve me COVID-19. Ndërkohë nga 485 mostrat e testuara, pozitive me COVID-19 kanë rezultuar 142 raste.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 5.877 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 3.069 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.669.
Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 47 raste, komuna e Gjilanit 13 raste, komuna e Mitrovicës 12 raste, komuna e Gjakovës dhe e Vushtrrisë me nga 9 raste e kështu me radhë.