Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

NJË PERSON MBETET I VDEKUR NGA AKSIDENTI NË KOMORAN
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Komoran.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për EO se diku pas orës 08 të mëngjesit, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë.
“Njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë, që dyshohet se ka dalë nga rruga, ishte ndeshur me një shtyllë elektrike”, ka thënë Kelani.
“Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani. Ai ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes më pas kanë dalë të gjitha njësitë relevante të cilat po merren me rastin.