Thursday, July 7, 2022

Rita Ora kërkon nga Apple të vendosë Kosovën në hartë

Këngëtarja me origjinë nga Kosova me famë ndërkombëtare, Rita Ora, i është bashkangjitur peticionit të kosovarëve ndaj kompanisë Apple.

Faqja e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj Apple që të vendosë Kosovën në hartë.

Shumë artistë i janë bashkangjitur kësaj iniciative, duke bërë kërkesën e njëjtë.

Këtë kërkesë me ndjekësit e saj e ka ndarë edhe Rita Ora, teksa dje njëjtë veproi edhe këngëtarja Dua Lipa.

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, së fundmi i është bashkuar peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple, përcjell albinfo.ch.

Teksa ende nuk ka ndonjë përgjigje nga kompania Apple.

Would love to see Apple spreading some awareness by putting Kosovo on the map! Albania and Kosovo are full of so much…

Posted by Rita Ora on Monday, 20 July 2020
- Advertisment -

Lexoni