Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Thirrje nga Kongresi amerikan për BE-në: Liberalizoni vizat për Kosovën
Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta realizojë premtimin që i ka dhënë Kosovës për liberalizimin e vizave.
“Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Këshilli duhet ta përmbushë premtimin dhënë Kosovës dhe ta sigurojë menjëherë liberalizimin e vizave”, thuhet në një një status në profilin në Twitter të këtij komiteti.