Serbia hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës për votimin në KiE, bllokon qindra prej tyre në
Tingulli i frikshëm dhe misterioz që po tmerron banorët në Beograd
Një tingull i pashpjegueshëm ka alarmuar banorët në disa lagje në Beograd të Serbisë.
Tingulli dëgjohet në orën 3 të mëngjesit nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit të Serbisë.
Banorët e Karaburmës, Zvezdarës dhe Grockes, vazhdimisht ishin ankuar se nuk flenë dot nga një tingull misterioz që dëgjohet në orët e para të mëngjesit, transmeton Telegrafi i Kosovës.
Teori të ndryshme po qarkullojnë në lidhje me tingujt.
Disa pretendojnë se bëhet fjalë për jashtëtokësorë, e disa fajësojnë rrjetin 5G apo edhe aludime të tjera të ndryshme.
“Dëgjoj një tingull të pashpjegueshëm por shumë të frikshëm. Çfarëdo qoftë, dëgjohet në ora 3 të mëngjesit. Dal në dritare për të parë se për çfarë bëhet fjalë, por deri më tani asgjë nuk kam zbuluar”, ka deklaruar Mirijeva banore e Beogradit.