Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Në Fushë-Kosovë dyshohet se djali vrau babanë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e cila ka ndodhur sot në Fushë-Kosovë.
Ndonëse nuk është konfirmuar, dyshohet se një person me probleme mendore e ka vrarë babanë e tij.
Policia ka bërë të ditur se mosha e viktimës është 72-vjeçar ndërkaq vrasja është kryer nga një mjet i mprehtë
Njoftimi paraprak i Policisë
Një person është vrarë gjatë pasdites së sotme në Fushë Kosovë, ndërsa policia ka arritur ta arrestojë personin i cili dyshohet se ka kryer vrasjen.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:50, ndërsa ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësite policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalë ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, tha Hoxha.