Monday, January 24, 2022

A do të emërohet Skënder Hyseni koordinator për dialogun me Serbinë?!

Kryeministri Avdullah Hoti ka një liste prej tre emrave, prej të cilëve, njërin do ta emërojë koordinator për bisedimet me Serbinë. Tash për tash, mësohet se Skënder Hyseni, është në avantazh në raport me dy emrat e tjerë. Siç merret vesh, një propozim është që koordinatori të jetë nga Presidenca, një tjetër nga PDK-ja dhe propozimi tjetër që ai të jetë nga LDK e cila udhëheqë me Qeverinë.

Hoti ka thënë të hënën në Prishtinë se koordinatori do të emërohet shumë shpejt.

“Do ta emëroj së shpejti për të biseduar dhe për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka theksuar Hoti.

Skender Hyseni, ka qenë një prej bashkëpunëtorëve të ish-presidentit Ibrahim Rugova si dhe zëdhënës i Ekipit Negociator gjatë negociatave për statusin e Kosovës në Vjenë.

Po ashtu, ai ka qenë edhe ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë viteve 2008 – 2010.

Sidoqoftë, ende nuk është vendimi definitiv dhe se shpallja e emrit pritet të ndodhë shumë shpejt nga ana e kryeministrit Hoti.

- Advertisment -

Lexoni