MJEKU FAMILJAR FADIL ZUKA VDES NGA COVID-19
Mjeku familjar Fadil Zuka ka humbur betejën me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës e cila tha se i ndjeri është doktori i parë që ndërron jetë nga koronavirusi.
“Dr. Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e ‘90-ta”.
“Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në komunikatën e Odës së Mjekëve të Kosovës.