Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

PESË TË VDEKUR DHE 168 RASTE TË REJA MË COVID
Pesë të vdekur dhe 168 raste të reja më COVID-19, është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6.045 raste, me gjithsej 144 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë, 91 raste, komuna Podujevë, 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan dhe Pejës me nga 8 raste, e kështu me radhë.