Wednesday, January 26, 2022

Pse djemtë i perceptojnë ndryshe ngjyrat

Për djemtë, një ngjyrë e caktuar do të jetë rozë, ndonëse në të vërtetë bëhet fjalë për babypink, magenta, pjeshkë, rose, bubblegum apo rouge. Madje nuk do të ishte çudi që një djalë ta cilësonte ngjyrën vishnje si të kuqe apo turquoise-n si blu. Thënë kjo që burrat dhe gratë i perceptojnë ngjyrat ndryshe. Për një ide më të qartë, mund të ndiqni edhe Stories në një nga Highlights e @anabel_media në Instagram, ku u kërkuam djemve të emërtonin ngjyrat në një paletë me tone për sytë.

Për të qartësuar: Tre janë faktorët që vizualizojnë ngjyrën – nuanca, thellësia e ngjyrës dhe shkëlqimi. Nuanca është vetë ngjyra, pra e kuqe, e verdhë, jeshile ose blu. Thellësia është karakteristika që ndan po themi jeshilen smerald nga jeshilen pastel. Shkëlqimi lidhet me mënyrën se si një ngjyrë rrezaton dhe pasqyron dritën.

Israel Abramov, një neuroshkencëtar në Kolegjin Brooklyn të The City University në New York u kërkoi burrave dhe grave të ndanin ngjyrat në kategoritë: e kuqe, e verdhë, jeshile dhe blu. Rezultatet treguan se gratë ishin më të afta në dallimin midis nuancave të një spektri ngjyrash, ndërsa burrat jo.

Sipas studimit, burrat kërkojnë një gjatësi vale më të gjatë për të parë të njëjtën hije apo nuancë që shohin gratë. Meqenëse gjatësitë e valëve më të gjata janë të lidhura me tone më të ngrohta, ngjyra portokalli p.sh. mund të duket më e kuqe për një burrë në krahasim me një grua. Studimi zbuloi se burrat janë më pak të aftë të bëjnë dallimin midis hijeve në qendër të spektrit të ngjyrave: nuancat e blusë, jeshiles dhe të verdhës.

Po kështu u vu re se burrat ishin më të aftë të perceptonin ndryshimet në shkëlqimin.  Këto rezultate sugjerojnë se ndryshimet në rrjetet elektrike në zonat vizuale të trurit kontribuojnë në mënyrën se si burrat dhe gratë i shohin ngjyrat ndryshe, pavarësisht nëse një person ka një fjalor të pasur të emërtimeve të ngjyrave.

Studimi mbështet të ashtuquajturën hipotezën “hunter-gatherer”, e cila argumenton se gjinitë evoluan aftësi të veçanta psikologjike për t’iu përshtatur roleve të tyre parahistorikë. Duke qenë se roli i burrave ishte sigurimi i ushqimit dhe vrojtimi i kafsheve të egra nga larg, shqisat e tyre u forcuan më tepër për të parë detaje të përgjithshme dhe objekte në lëvizje. Ndërkohë gratë merreshin me punë të përditshme, grumbullonin gjëra dhe rrjedhimisht mënyra si i perceptonin ngjyrat ishte më e zhvilluar, nisur nga kontakti i vazhdueshëm me objekte më të afërta.

- Advertisment -

Lexoni