
Shtëpia e teksteve të rëndësishme të Kur’anit, qendër intelektuale që mund të zhduket
Shtëpia e disa prej teksteve më të rëndësishme të Kur’anit mesjetar në botë, kjo oazë e shkretëtirës ishte dikur një qendër intelektuale. Por pas më shumë se 1.200 vjetësh, ajo mund të zhduket.


Qyteti antik Chinguetti ka mirëpritur udhëtarët që kërkojnë strehim nga nxehtësia e Saharës për më shumë se 1200 vjet. E themeluar në Shekullin e 8-të si një ndalesë për pelegrinët gjatë rrugës për në Mekë, kjo oazë e shkretëtirës me gur të kuq përfundimisht u shndërrua në një nga qendrat më të mëdha të shkencës, fesë dhe matematikës në Afrikën Perëndimore.


Ndërsa pelegrinët dhe studiuesit erdhën dhe shkuan, shumë lanë tekste fetare, studime shkencore dhe dorëshkrime historike. Në fakt, aq shumë prej këtyre dokumenteve historikë u grumbulluan me kalimin e viteve në Chinguetti midis shekujve 13 dhe 17, sa ky qytet mburrej me 30 biblioteka.


Por ndërsa Sahara vazhdon të zgjerohet drejt jugut me një ritëm të shpejtë dhe me ndërtime të shumta, duke shtuar këtu edhe ndryshimet klimatike ardhmja e Chinguettit dhe këtyre thesareve islame mbetet në rrezik.