Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Vjosa Osmani thotë se po e mendon formimin e një partie politike
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ardhmen të bëjë një formacion politik.
Ajo ka theksuar se pas përjashtimit, nuk i ka mbetur diçka tjetër, por ka shtuar se për këtë do të mendojë gjatë.
“Kam njerëz dhe ekip që më jep mbështetje të fuqishme, prandaj nëse do të këtë ndonjë formacion të ri, do të mendojë gjatë, por i mbetet të ardhmes”, ka theksuar Osmani.
Ajo ka folur edhe për shumë tema tjera të aktualitetit politik në vend, por edhe rreth menaxhimit të pandemisë.
“Do ta vazhdoj angazhimin tim politik. Pas përjashtimit nga posti i nënkryetares së LDK-së s’është që ka mbetur hapësirë për bashkëpunim. Nuk kam ndonjë mëri personale ndaj asnjërit në LDK”.
“Cili do të jetë angazhimi im politik? Është çështje që kërkon më shumë kohë. S’janë vendime që mund të merren vetë sepse kam bashkëpunëtorë në LDK që komunikoj çdo ditë. Ka njerëz edhe jashtë në shoqërinë civile që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Nuk është çështje që është vendosur. Nuk jemi në një situatë që mund të thuhet për këtë opsion apo atë tjetër”.
Kryeparlamentarja klasifikoi në tri grupe partitë politike.
“Të kemi një dallim të qartë sepse tashmë lufta politike s’është mes disa partive. Është luftë mes dy koncepteve – njëri që e ka më seriozisht çkapjen e shtetit, s’po e them si klishe por si domosdoshmëri , tjetri një grup që e kanë zhvatë shtetin që 20 vjet dhe të tjerët që iu shkojnë pas zhvatësve”.
Osmani tha se LDK është dëmtuar shumë edhe për mosmbajtjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe për shkak të përjashtimit të saj.
“Elektorati i LDK-së është i shkëlqyeshëm dhe duhet të pyetet nëse dëshiron të vazhdojë me një koncept politik që LDK të shihet si akter për çkapjen e shtetit apo të jetë patericë politike e Thaçit”.