Arsyet që gratë shtatëzëna kanë dëshira specifike ushqimore
Çfarë fshihet pas dëshirave të shtatzanisë? Të gjithë i kemi dëgjuar tregimet për gruan shtatzënë që dëshiron vetëm akullore apo turshi, e cila dërgon burrin e saj në 1 të mëngjesit për pulë të skuqur, apo e cila ka nevojë një marke shumë specifike të çokollatës. Ndoshta edhe ne kemi përjetuar një mall të fortë të këtij lloji vetë.
Shpesh spekulohet se dëshirat për shtatzëni plotësojnë ndonjë nevojë ushqyese të gruas ose fetusit. Sidoqoftë, nëse i hidhni një vështrim hulumtimeve shkencore mbi këtë temë, del një narrativë intriguese, por më e ndërlikuar. Dëshirat e shtatzënisë si një koncept nuk përjetohen domosdoshmërisht në të gjitha kulturat, kanë gjetur studiuesit.
Duke shkuar më larg, studimet për të parë nëse ushqimet e lakmuara zakonisht ofrojnë lëndë ushqyese specifike të dobishme për shtatzëninë nuk kanë zbuluar se ato janë burime të mira fare. Në fakt, gratë që raportojnë dëshirat kanë tendencë të fitojnë më shumë peshë sesa që zakonisht konsiderohet e shëndetshme gjatë një shtatëzënie, gjë që mund të çojë në një shkallë më të lartë të komplikimeve. Studimet nuk kanë arritur të bëjnë një lidhje mes dëshirave për ushqim dhe ndryshimeve hormonale. Ajo që tregon gjithë kjo është një burim kulturor ose psikologjik për dëshirat. Dëshira e fortë për një biskotë, ose një copë çokollate mund të fillojë si një mendim i thjeshtë dhe pastaj të rritet pak nga pak në një obsesion që është vështirë të rezistosh.
Një studim tjetër ka bërë një krahasim mes grave në SHBA dhe Japoni. Është vërejtur se dëshirat e tyre janë lidhur edhe me kulturën vendore p.sh. nëse në SHBA gratë shtatëzëna kanë kërkuar biskota me gjalpë apo pulë të skuqur në Japoni gratë shtatëzëna kanë pasur dëshira për oriz apo ushqime të tjera vendore.