Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Brenda spitaleve të tmerrit në Afrikën e Jugut
Një hetim ekskluziv, i BBC-së brenda spitaleve të ndyra në Afrikën e Jugut ka ekspozuar një sërë dështimesh në sistemin e shëndetësisë dhe kontrollit të situatës me Covid-19. Hetimi shpalos një shërbim shëndetësor afër kolapsit me shumë mjekë dhe infermierë të rraskapitur dhe të mbingarkuar nga pacientët e infektuar me Covid-19.

Me stafin kyç në grevë ose të sëmurë me koronavirus, infermierët detyrohen të veprojnë si pastrues, kirurgët janë duke larë vetë uniformat e tyre spitalore dhe ka raporte alarmante të bebeve të palindura që vdesin në repartet e mbipopulluara dhe të pamjaftueshme të maternitetit.

Ndërsa mjekët, sindikatat dhe menaxhimi luftojnë mbi burimet e pakta, një mjek i moshuar e përshkroi situatën si “një dështim epik të një sistemi thellësisht të korruptuar”, ndërsa një tjetër foli për “djegie institucionale … një ndjenjë e shfrytëzimit kronik, departamenti i shëndetësisë në thelb i falimentuar, dhe një sistem që ka rënë në gjunjë pa menaxhim strategjik “.

Zbulimet tregojnë se Afrika e Jugut pati një mbyllje të hershme duke arritur të mbajë prapa koronavirusin për muaj të tërë, por në anën tjetër kjo mbyllje e ashpër ishte shkatërruese ekonomikisht. Tani shkalla e infeksionit është rritur në mbarë vendin, duke bërë që Presidenti Cyril Ramaphosa të paralajmërojë se “stuhia është mbi ne”.

Doktorët e kanë përshkruar situatën “si një situatë lufte” me gjak dhe mbeturina në dysheme, mungesë të pajisjeve mbrojtëse personale, mungesa të oksigjenit, mungesa e ambulancave, pa ventilim dhe pacientët që flenë “nën gazeta” në mungesë të kushteve. Minjtë janë vërejtur gjithashtu duke u ushqyer në mbeturinat spitalore.