Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Disa qytetarë protestojnë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe (Foto/Video)
Disa qytetarë kanë protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Fillimisht, protesta është paralajmëruar në Facebook nga Binak Gashi, një ish pjesëtar i UÇK-së.
Ai ka kritikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë, por “histori e Ilirisë që nga koha pellazge”.
Gjatë protestës, një qytetar doli që ta pengonte atë duke u vënë në mbrojtje të ndërtimit të xhamisë.
Gjatë gjithë kohës, sa u mbajt protesta, policia ka qenë në vendin e ngjarjes për t’u përkujdesur për mbarëvajtjen e saj.