Monday, January 24, 2022

Kishin tre fëmijë, birësuan edhe pesë, sot janë familje e lumtur 10-anëtarëshe

Një çift nga Teksasi kanë adoptuar pesë fëmijë, duke krijuar kështu një familje të madhe prej dhjetë anëtarësh.

Andi dhe Thomas Bonura kanë 3 fëmijë biologjikë, por nuk u mjaftuan, në vitin 2017, ata vendosën që të birësonin një fëmijë tjetër, duke fituar kujdestarinë e një djali, i cili kishte katër motra dhe vëllezër më të mëdhenj e që jetonin në shtëpi të ndryshme.

Andi dhe Thomas vendosën që t’i birësonin vëllezërit dhe motrat, duke i bashkuar ata përgjithmonë. Çifti nisi procedurat për të birësuar të gjithë fëmijët në momentin kur kuptuan se prindërit biologjikë nuk kishin mundësi t’i rrisnin.

“Kur vizitonin të vëllanë, ata ëmbëlsisht na pyesnin: A mund të vijmë të jetojmë me ju? Janë fëmijë të mrekullueshëm”, tregoi Andi.

- Advertisment -

Lexoni