Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
Përgatisni Mojito-n e famshme në shtëpi
Në ditët e nxehta të verës, pijet freskuese janë të domosdoshme. Ju mesiguri keni dëgjuar për Mojito, koktellin e famshëm me origjinë nga Kuba. Mojito është pija ideale për t’iu dhënë freski këto ditë dhe e mira e kësaj është se tani mund ta përgatisni në shtëpi.
Përbërësit që ju nevojiten:
3 gjethe mente
– 30 ml rum i bardhë
– 20-25 ml lëng i freskët lime (limoni me ngjyrë të gjelbër)
– 15 ml shurup i thjeshtë (mund të jetë edhe ujë i zierë me sheqer)
– Sasi shumë e vogël uji të gazuar/tonik
– Copëza akulli
– Për dekor: Gjethe mente, feta të holla lime
Mënyra e përgatitjes:
1. Përzieni menten në një shaker (ose tundini në një shishe të thjeshtë).
2. Shtoni aty rumin, lëngun e lime, shurupin, akullin dhe tundini të gjithë përbërësit.
3. Vendoseni pijen në një gotë të thellë, bashkë me akullin.
4. Hidhni pak ujë të gazuar sipër.
5. Zbukurojeni gotën me gjethe menteje dhe feta lime.