Friday, January 28, 2022

Qeveria miraton tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se përmes këtij projektligji plotësohen dhe ndryshohen disa ligje të tjera.

Sipas Bajramit, përmes plotësimeve të bëra qytetarëve te Kosovës do t’iu mundësohet tërheqja e kursimeve prej 10 përqind nga Trusti pensional.

Por, për të qenë i zbatueshë, Ligji tani duhet të miratohet edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Në anën tjëtër, projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike kryeministri Hoti e cilësoi kryesor për zbatimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Në po këtë mbledhje, Qeveria e ka themeluar grupin punues për hartimin e modaliteteve dhe skenareve për çështjet e reformës në sistemin e drejtësisë, me qëllim të adresimit të llogaridhënies, duke mos përjashtuar edhe vettingun.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se ky grup do të jetë gjithëpërfshirës.

- Advertisment -

Lexoni