Historia e panjohur e djalit dhe e nipit të Skënderbeut nga arkivat e Venecies
REKORD RASTESH TË REJA ME COVID-19 NË KOSOVË
Gjashtë të vdekur dhe 241 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 6.286, me gjithsej 150 raste të vdekjes, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka arritur në 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.