Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Trusti ka një njoftim të rëndësishëm pas vendimit të Qeverisë për 10-përqindëshin
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të lejojë tërheqjen e kursimeve pensionale nga Trusti, hapi tjetër i mbetet Kuvendi të Kosovës që ta miratojë atë.
Ndërkohë, pas interesimit të madh të qytetarëve që t’i tërheqin 10 për qind nga kursimet e tyre, Trusti Pensional i Kosovës ka dalë me një njoftim.
Aty thuhet: “Kontribuues të nderuar, Sot Qeveria bëri propozimin për tërheqje të 10% të kursimeve pensionale. Pasi që Parlamenti të aprovojë ndryshimet ligjore të propozuara, ne do të ju njoftojmë për mënyrën e aplikimit”.
Bazuar në vendimin e qeverisë, për tërheqjen e 10-përqindëshit, qytetarët duhet të aplikojnë brenda 4 muajve pasi që ligji të hyjë në fuqi. Tërheqja e mjeteve nuk do të tatohet.