Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Floku juaj është më i zgjuar sesa mendoni
Flokët e dinë kur po flini
Studiuesit nga Universiteti Yamaguchi kanë zbuluar se gjëndrat e flokëve tanë janë të pasura me qeliza që përmbajnë ARN nga “gjenet e orës” që lidhen me ciklin e zgjimit të gjumit për secilin person. Nëse ngriheni vonë ose shkoni në shtrat herët, flokët tuaj do ta tregojnë këtë.

Qimet e trupit mund të “shijojnë”
Pasazhet e hundës dhe mushkëritë janë të veshura me qime të imëta që arrijnë të zbulojnë dhe pastrojnë papastëritë. Si e bëjnë këtë? Duke ndjerë shijet e hidhura të gjërave që kalojnë nëpër to (si, p.sh: nikotina). Kur këto qime ndjejnë diçka të hidhur, ato shtojnë nivelin e tyre të lëvizjes, duke u përpjekur t’i largojnë këto “aroma” të këqija. Ky përfundim ka dalë pas një studimi të botuar në Shoqatën Amerikane për Përparimin e Shkencës.

Floku juaj ndihmon mjedisin
Flokët e palarë mund të jenë të mirë për atmosferën. Sipas inxhinierëve të mjedisit në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Mirusi, flokët absorbojnë ozonin ndotës të ajrit. Vajrat që përmban skalpi i kokës u zbuluan se ishin një kontribues i madh për këtë, kështu që kur ta lani kokën disa ditë më vonë se dita që kishit planifikuar, mos u ndjeni aspak keq sepse po i bëni një të mirë mjedisit.

Disa fakte të tjera, që më siguri nuk i dinit për flokët tuaj:
– Një fije floku e shëndetshme mund të zgjatet me 30% kur është e lagur.
– Një fije e re floku fillon të rritet, direkt pasi bie ose shkulet një tjetër.
– Në periudha të ndryshme, vetëm 90% e flokëve po rriten, 10% po “pushon”.
– Një fije floku e vetme ka një jetëgjatësi prej 5 vitesh.
– Një fije floku është më e fortë se një tel bakri me të njëjtin diametër.
– Kur keni ftohtë ju krijohen mornica, pasi muskuli për secilën qime tkurret.
– Flokët përbëhen kryesisht nga keratina, e njëjta substancë që përbën pjesën më të madhe të thundrave dhe bishtit të kuajve.
– Flokët janë indi i dytë me rritje më të shpejtë në trup.

Anabelmagazine/Për realizimin e këtij artikulli, u përdorën pjesërisht materiale nga: Best Life, Mane n Tail