Shefi i CIA-s paralajmëron SHBA: Ukraina do të humbasë në fund të vitit 2024
Hoti: Sot fillon draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke Kosovë – Serbi
Vazhdimin e dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të koordinatorëve, kryeministri, Avdullah Hoti po e sheh si mundësi për fillimin e draftimit të marrëveshjes finale.
Përmes një postimi në Facebook Hoti ka shkruar se dialogu teknik ka përfunduar.
“Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje. Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar Hoti.
Ai ka shkruar tutje se “Kosova ka një kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën”.