Friday, January 21, 2022

Hoxhaj: Qeveria Hoti mund ta dëmtojë Kosovën me paaftësinë e saj

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se programi qeverisë Hoti për dialogun i ka vetëm 40 rreshta tekst, për atë se cka mund të ndodhë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Hoti nuk ka strategji, nuk ka koordinim në mes të partnerëve sa i përket dialogut.

“Programi i qeverisë Hoti i ka 40 rreshta për atë se cka mund të ndodhë në dialogun Kosovë-Serbi. Nuk ka strategji. Duhet ta kesh një dokument i cili ka qartësi se cilat tema ngriten dhe cilat nuk ngriten ne dialog. Nuk ka platformë. Në dialog është rikthyer tema e të zhvendosurve që është mbyllë në vitin 2005.”, ka thënë Hoxhaj.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Enver Hoxhaj tha se Qeveria Hoti mund ta dëmtojë Kosovën me paaftësinë e saj.

“Nëse partnerët e koalicionit nuk koordinohen për ta caktu koordinatorin e dialogut, atëherë nuk ka bashkëpunim. Kjo qeveri mund ta dëmtojë Kosovën me paaftësinë e saj”, ka thënë Hoxhaj.

- Advertisment -

Lexoni