Monday, January 24, 2022

Hyseni pas takimit me Gjuriqin: S’bëjmë marrëveshje për pika të veçanta, vetëm gjithëpërfshirëse

Koordinatori shtetëror i Kosovës, për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni ka thënë se ka pajtim rreth elementeve të caktuara, por e ka përjashtuar mundësinë që me Serbinë të bëhen marrëveshje për pika të veçanta, duke anashkaluar marrëveshjen finale.

Sipas tij, ky proces të jetë i lehtë, por thotë se do ta ketë dinamikën e duhur duke potencuar se nuk mund ta zvarrisin paskajshëm.

Hyseni ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje për pika të caktuara nëse nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Unë thash që diskutimi ka qenë konstruktiv, nëse flasim për element specifik të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, do të na mirëkuptoni nëse nuk jap detaje sepse nuk do të ketë marrëveshje separate për asnjë temë, përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se do të marrin një periudhë kohore për të trajtuar elementet e veçanta, ose kapitujt të një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Nuk ka marrëveshje për kapitujt të veçantë përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse flasim për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme atëherë ne flasim për element të caktuar të një marrëveshje. Elementet e caktuara nuk janë kapituj takstativ por janë kapituj të një marrëveshje të përgjithshme, ndërkaq çdo tjetër mbetet subjekt i një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai.

Hyseni ka thënë se çdo e arritur në këtë proces që mund të zbatohet, do të ndodhë, por ky është një moment i ri, po flasim për një përmbyllje, prandaj ky proces është skajshmërisht politike, nuk ka asgjë teknike.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, më herët gjatë ditës, ka konfirmuar se ka zhvilluar takime të ndara me dy negociatorët, Skender Hysenin nga Kosova dhe Marko Gjuriqin nga Serbia.

Lajçak është shprehur i kënaqur që është takuar me Hysenin dhe Gjuriqin dhe ka thënë se “kanë vazhduar diskutimet politike në nivel ekspertësh”. Duket se Lajçak i ka zgjedhur mirë fjalët, pasi pala kosovare thotë se këto bisedime nuk janë teknike, por janë politike.

LEXO EDHE KËTË:

- Advertisment -

Lexoni