Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Jakup Krasniqi konfirmohet pozitiv me Covid-19
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate,e ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së hënë ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar për Express, vet Krasnqi.
Teksa ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po trajtohet në shtëpinë e tij.
“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi për Epxress.
E përvec Krasniqit, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 edhe shumë zyrtarë të tjerë të sferës politike.