Ambasadori Hill: Duhet edhe një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

Nëse nuk dini ç’të shihni në Netflix, ky opsion është për ju
Për të gjithë shikuesit që marrin më shumë kohë për të zgjedhur një film sesa për ta parë atë, Netflix ka menduar një zgjidhje. Kompania po teston një buton të ri “Shuffle”, i cili zgjedh një titull për ju dhe e nis atë film a serial automatikisht.
Shërbimi i transmetimit të filmave, serialeve dhe dokumentarëve është fantastik kur e dini se çfarë doni të shihni, por kur ka kaq shumë zgjedhje, ndonjëherë bëhet e vështirë dhe Netflix “ndihet fajtor” për këtë. Me siguri, keni shpenzuar minuta të tëra, për të zgjedhur një film interesant dhe përsëri keni përfunduar duke parë “Friends” për të disatën herë.
Për disa prej të abonuarve të Netflix, butoni “Shuffle” është shfaqur së fundmi në llogaritë e tyre dhe zëdhënësi i Netflix, tha për New York Post se më shumë llogari do ta kenë opsionin në fazën e dytë të testimit të tij. Ndërsa, ky opsion është ende duke u testuar, është e mundur që ai të zhduket po kaq shpejt sa arriti. Sidoqoftë, aktualisht Netflix është përqendruar në mbledhjen e reagimeve dhe duket se opsioni “Shuffle”, ka marrë disa vlerësime pozitive. Pra, ekziston një mundësi e mirë që ky opsion të bëhet element i përhershëm i Netflix.
Shumë prej përdoruesve që e kanë opsionin në llogarinë e tyre janë falenderues ndaj kompanisë dhe thonë se nuk e dinin se i duhej derisa e përdorën.
Zëdhënësi i Netflix, tha gjithashtu se po punohet për të krijuar një tërësi mekanizmash që t’i ofrojnë përdoruesve më të mirën e shërbimit, t’i japin atij sugjerime të vlefshme bazuar në interesat e përdoruesit dhe ta njohin atë me projekte të reja.