Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Njerëzit mund ta ndalojnë Covid-19 vetëm me 3 veprime
Nëse njerëzit do të lanin duart rregullisht, do të vendosnin maskat dhe do të mbanin distancë nga njëri tjetri, pandemia Covid-19 mund të ndalohej edhe pa një vaksinë ose kurë, të paktën kështu thuhet në një studim të kryer së fundmi.
Studimi, i botuar në revistën ”PLoS Medicine”, krijoi një model të ri për të parë përhapjen e sëmundjes dhe përpjekjet parandaluese që mund të ndihmojnë në ndalimin e saj.
”Shkalla e kontaktit në studim u bazua në bashkëveprimin e njerëzve në Hollandë, por modeli është i përshtatshëm për vendet e tjera perëndimore”, -thanë studiuesit në Qendrën Mjekësore Universitare të Utrehtit, në Holandë.
Sipas tyre, një epidemi e madh mund të parandalohet nëse efikasiteti i masave tejkalon 50%.
Edhe njëherë tjetër, këshilla e vetme që i jepet njerëzve është të reagojnë dhe ndryshojnë sjellje, pavarësisht që nuk e kanë bërë mjaftueshëm deri tani. 3 masa, sado të thjeshta në dukje kanë fuqinë të ulin numrin e rasteve të njerëzve të prekur.
“Nëse të gjithë ne do të vendosnim maska për 4, 6, 8 apo 12 javët në vazhdim kudo në botë, transmetimi i virusit do të ndalonte.”
Bazuar në këtë studim, thuhet se SARS-CoV-2 nuk do të shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% e popullsisë i lan duart dhe ruan distancën fizike, që kanë 25% efektivitet.
Burimi: CNN