Monday, June 27, 2022

Telekomi kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi ta shpëtojnë nga falimentimi

Para objektit të Qeverisë së Kosovës, ka filluar protesta e punëtorëve të  Postës dhe Telekomit të Kosovës, e organizuar nga Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK), raporton Ekonomia Online.

Kjo protestë vije si kundërshtim i vendimit lidhur me situatën e krijuar në Telekom, pas padisë që i është bërë këtij institucioni nga kompania Devolli.

Lami Balaj, kryetari i Sindikatës, ka kërkuar nga deputetët dhe Qeveria e Kosovës, që tu ndalin në ndihmë dhe ta shpëtojnë kompaninë

“Të nderuar deputetë duhet të bëheni bashkë që të mbroni Telekomin e Kosovës. Sot u janë mbyllur dyert 3500 punëtorëve”.

“Sot një person në mënyrë jo ligjore ka bllokuar të gjitha xhirollogaritë e Telekomit. Ne jemi këtu për të mbrojtur kompaninë tonë, familjet tona”, është shprehur ai, raporton EO.

Ai ka kërkuar nga deputetët dhe Qeveria që të marrin përgjegjësinë  lidhur më situatën në Telekom.

- Advertisment -

Lexoni