Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 181 raste me Covid-19 ndërkaq 136 persona janë shëruar. Gjithësej janë testuar 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë.
BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Ikshpk vazhdon të bëjë thirrje për qytetarët, bizneset, gastronominë, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.