Palca juaj kurrizore mund të mësojë dhe të kujtojë pa kontributin e trurit dhe ne
4 mënyra natyrale për të larguar puçrrat sa më shpejtë të jetë e mundur
Aknet janë një sëmundje e zakonshme e lëkurës që prek rreth 85% të njerëzve në një moment të jetës së tyre. Simptomat përfshijnë puçrra të bezdisshme që mund të jenë zhgënjyese dhe të vështira për t’u hequr qafe.
Ndërsa trajtimet konvencionale mund t’iu shpëtojnë nga puçrrat, ato shpesh shoqërohen me efekte anësore, siç janë acarimi i lëkurës dhe thatësia. Andaj, shumë njerëz janë drejtuar tek alternativat natyrore për të hequr qafe puçrrat shpejtë. Sidoqoftë, edhe pse ka shumë mjete natyrale për t; larguar puçrrat, vetëm një pjesë e vogël janë vërtetuar shkencërisht se ndihmojnë.
Trajtimi i njollave me vaj peme çaji (tea tree oil)
Vaji i pemës së çajit nxirret nga gjethet e pemës Melaleuca alternifolia, e cila vjen nga Australia. Është e njohur për aftësinë e saj për të luftuar bakteret dhe për të zvogëluar inflamacionin e lëkurës. Studimet kanë provuar se ky vaj ka efekt por ju duhet të dini se vaji i pemës së çajit është shumë i fuqishëm dhe mund të shkaktojë skuqje dhe acarim kur aplikohet direkt në lëkurë. Për këtë arsye, ajo duhet të jetë e holluar me një vaj bartës. Vaji i pemës së çajit zakonisht kombinohet me limon, livandë, aloe vera, dhe vajra bartës si vaj kokosi, ulliri dhe bajame.
Si të përdorni vajin e pemës së çajit për puçrrat
Kombinoni 1 pikë vaj peme çaji me 1 lugë çaji vaj bartës.
Zhyt një copëz pambuku në përzierje dhe vendoseni drejtpërdrejt në puçra.
Aplikoni hidratues, nëse dëshironi.
Përsëriteni këtë proces 1-2 herë në ditë, sipas nevojës.
Trajtimi i njollave të puçrrave me vajra të tjerë esencialë
Përveç vajit të pemës së çajit, shumë vajra esencialë të tjerë me veti antibakteriale dhe anti-inflamatore mund të ndihmojnë në pastrimin e shpejtë të puçrave. Një përmbledhje e madhe shkencore zbuloi se vajrat thelbësorë të kanellës, trëndafilit, livandës dhe karafilit luftojnë bakteret që shkaktojnë puçrrat.
Rozmarina dhe limoni u treguan gjithashtu të suksesshme. Ashtu si vaji i pemës së çajit, këto vajra esencialë janë shumë të përqendruar dhe mund të shkaktojnë acarim nëse aplikohen direkt në lëkurë. Sigurohuni që të holloni të gjitha vajrat thelbësorë me një vaj bartës.
Si të përdorni vajra esencialë për puçrrat
Kombinoni 10 pika vaj esencial me 30 ml vaj bartës.
Zhyt një copëz pambuku në përzierje dhe vendoseni drejtpërdrejt në puçrra.
Përsëriteni këtë proces 1-2 herë në ditë, sipas nevojës.
Aplikoni çaj jeshil në lëkurë
Shumë njerëz pinë çaj jeshil për përfitimet e tij shëndetësore, por gjithashtu mund të jenë të dobishëm kur aplikohen direkt në lëkurë. Ekzistojnë një pjesë e vogël e produkteve për kujdesin e lëkurës në treg që përmbajnë çaj jeshil, por është shumë e thjeshtë dhe me kosto efektive të bëni përzierjen tuaj në shtëpi.
Si të përdorni çaj jeshil për puçrrat
Përgatitni si zakonisht çajin e gjelbër.
Lejoni që çaji të ftohet.
Aplikojeni atë në fytyrën tuaj me një top pambuku.
Lëreni të qëndrojë për 10 minuta ose gjatë natës, dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë.
Aplikoni 1-2 herë në ditë, sipas nevojës. Mund të ruhet në frigorifer deri në 2 javë.
Hidratoni lëkurën me aloe vera
Aloe vera është një bimë tropikale me gjethe që prodhojnë një xhel. Kur aplikohet në lëkurë, xhel aloe vera është treguar se ndihmon në luftimin e baktereve, zvogëlimin e inflamacionit dhe promovimin e shërimit të plagëve. Për shkak të kësaj, aloe vera është një trajtim popullor për një sërë gjendjesh të lëkurës, përfshirë psoriasis, skuqjet, prerjet dhe djegiet.
Ndërsa xhel aloe vera mund të ndihmojë në pastrimin e puçrave më vete, mund të jetë më efektive kur kombinohet me mjete të tjera medicinale.
Si të përdorni xhelin aloe vera për puçrrat
Së pari merrni me një lugë xhelin nga gjethja e aloe veres.
Aplikoni xhelin në lëkurën tuaj.
Përsëriteni 1-2 herë në ditë, ose sipas dëshirës.