Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Erdogan në hapjen e Hagia Sofia, 1 mijë myslimanë do të falen në muzeun e kthyer në xhami, pas 86 vjetësh
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është i vendosur për të treguar në të gjitha format fitoren e tij, shndërrimin e muzeut të Hagia Sofia në xhami.
Teksa sot pritet të realizohet falja e parë presidenti Turk zbuloi edhe tabelën në hyrje të godinës ku shkruhet Xhamia e Madhe Hagia Sophia. Ai ishte vetë i pranishëm për të inspektuar përgatitjet. Me shume se 1000 besimtare pritet të jenë të pranishëm në falje.
Hagia Sophia shërbeu si një katedrale e krishterë bizantine për 900 vjet para se të pushtohej nga otomanët dhe të shndërrohej në një xhami.
Myslimanët u falën në këtë godinë deri në vitin 1934 kur u shndërruar muze nga Kemal ATatturk.
Por një gjykatë turke pak javë më parë anuloi dekretin që e ktheu atë në një muze, duke i hapur rrugën ndërtesës së shekullit të gjashtë të shndërrohej përsëri në një xhami, një veprim i mbështetur nga Erdogan. Autoritetet turke janë shprehur se godina do të mbetet e hapur për vizitorët dhe po ashtu edhe veprat e krishtera të artit. Afresket e krishtera dhe mozaikët vezullues që zbukurojnë kupolën dhe sallën qendrore do të mbulohen me perde gjatë kohës së faljes.
Vendimi shkaktoi një seri kritikash nga udhëheqësit e kishave, të cilët thanë se shndërrimi rrezikonte të thellonte përçarjet fetare. Udhëheqës politikë, por edhe Papa Françesku nuk e mirëpritën vendimin e gjykatës turke.