Më shumë se 250 zjarrfikës të mbështetur nga avionët ujëhedhës u përpoqën të vënë nën kontroll një zjarr të madh, që detyroi evakuimin e pesë vendbanimeve në jug të Greqisë.
▶️Më shumë se 250 zjarrfikës të mbështetur nga avionët ujëhedhës u përpoqën të vënë nën kontroll një zjarr të madh, që detyroi evakuimin e pesë vendbanimeve në jug të Greqisë. 10 helikopterë dhe 7 avionë që hedhin ujë u përdorën për të vënë nën kontroll zjarrin, afër qytetit të Korintit në rajonin e Peloponezit, rreth 80 kilometra në jug-perëndim të Athinës. Zjarret masive janë të zakonshme gjatë verave të nxehta dhe të thata në Greqi. Në vitin 2007, flakët vranë rreth 80 njerëz në Greqinë jugore dhe qendrore.
10 helikopterë dhe 7 avionë që hedhin ujë u përdorën për të vënë nën kontroll zjarrin, afër qytetit të Korintit në rajonin e Peloponezit, rreth 80 kilometra në jug-perëndim të Athinës. Zjarret masive janë të zakonshme gjatë verave të nxehta dhe të thata në Greqi. Në vitin 2007, flakët vranë rreth 80 njerëz në Greqinë jugore dhe qendrore.