Gjurmët magnetike të gishtërinjve të vrimës së zezë të Rrugës së Qumështit u zbuluan në
Hoti nuk e bind opozitën se dialogu po shkon mirë
Kryeministri Avdullah Hoti, nuk i ka bindur shumë deputetët me fjalmin e tij se dialogu është në rrugë të mbarë që të përfundojë me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka propozuar që të nxirret një rezolutë në Kuvendin e Kosovës për dialogun për të mos pasur në tavolinën e negociatave me Serbinë bisedime për çështje teknike, por vetëm njohje reciproke.
“Hajde ta sjellim një rezolutë në Kuvendin e Kosovës po themi se dialogu nuk merret me tema teknike, por vetëm me marrëveshje të ndërsjellë Kosovë-Serbi dhe po e votojmë një rezolutë të tillë dhe kryeministri Hoti le të koordinohet me partnerët ndërkombëtar”, theksoi Hoxhaj.
Kurse kryeministri Hoti tha se platforma e vetme për bisedime është Kushtetuta.
Qeveria e kaluar, sipas tij, ndërtoi teori konspirative se ndarja e Kosovës është në tavolinë.
Ndaj deklaratave të kryeministrit ka replikuar deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i cili tha se po Hoti po e demanton vetveten kur po thotë “ejani në bisedime flasim vetëm njohje reciproke”.
“Zotëri Hoti më fal që po jam kaq i drejtpërdrejt ju thatë që diskutohet vetëm për njohje reciproke dhe në anën tjetër ju po flisni edhe për tema të tjera, deri te hapja e arkivave të UÇK-së”, tha ai.
“A është parakusht i njohjes reciproke edhe kjo. Prandaj, po e demantoni vetveten kur po thoni ejani të flasim vetëm njohje reciproke. Ju folët për koordinatorin në emër të kryeministrit kjo i bien që është zëvendës i juaj, është kryeministër në dialog apo i deleguari i juaj. Po ashtu të sqaroni edhe një gjë tjetër, çka ka dashur të thotë presidenti që ky ka qenë një dakordim ndër shtetëror. Në anën tjetër ju thatë që jeni në koordinim të plotë të brendshëm, zotëri Hoti nuk jemi. Nuk jeni në koordinim me ne madje ju nuk jeni në koordinim as me partnerët tuaj”, theksoi Selimi.
Debati për dialogun pasoi raportin e kryeminstrit Hoti, në lidhje me ecurinë e takimeve të javëve të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.