Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Si pasojë e Covid-19, vdesin edhe dy doktorë të njohur kosovar
COVID-19 ua ka marrë jetën edhe dy mjekëve të njohur kosovarë.
Bëhet fjalë për doktorët Sylejman Rexhepi dhe Ali Tolaj.
Profesor Rexhepi ishte reumatolog i njohur, ndërsa Tolaj kirurg në Spitalin e përgjithshëm të Gjakovës.
Rexhepi, siç bëhet e ditur, ishte i intubuar për më shumë se dy javë.Edhe gjendja e Tolajt ishte përkeqësuar ditëve të fundit, ndërsa ai ishte në krye të detyrës që nga fillimi i pandemisë e deri ditën kur rezultoi edhe vet pozitiv me koronavirus.
Ditë më parë, si pasojë e infektimit me koronavirus kishte ndërruar jetë edhe mjeku familjar në Komunën e Vitisë, Fadil Zuka.