Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Thaçi i thotë Hotit se në dialog duhet të jetë e përfshirë edhe SHBA
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi insiston që në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të jenë të pranishme edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas Bashkimit Evropian.
Pas një takimi me kryeministrin Avdullah Hoti, presidenti i vendit tha se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Duhet ta ruajmë dhe forcojmë identitetin tonë, duhet të qartësojmë raportin në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndodhë njohja reciproke. Jetike për ne si Kosovë është që në tavolinën e diskutimit në mes të Kosovës dhe Serbisë të jenë ShBA-të dhe BE”, tha Thaçi.
Thaçi nuk e ka përjashtuar as BE-në që të jetë pjesë e këtyre diskutimëve, por ka thënë se është i bindur se pa praninë e amerikanëve në tavolinën e bisedimëve nuk mund të ndodh njohja reciproke.
“Jam i bindur se pavarësisht bisedimëve që zhvillohen në këtë qytet apo në atë qytet, aty ku nuk janë SHBA jamë skeptik, apo jami i sigurtë që nuk ndodh njohaj reciproke, prandaj është jetike për Kosovën që na tavolinën e bisedimëve të jenë SHBA- të, natyrishtë edhe me Bshkimin Evropian”, është shprehu Thaçi të premten pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Hoti.
Në anën tjetër, kryeministri Hoti, tha se e kishte informuar presidentin për takimin në Bruksel dhe se do të sigurohen që dialogu të mos rrëshqasë në nivel teknik.
“Informova presidentin për takimin, sot do të raportoj edhe në kuvend. Do të sigurohemi që dialogu mos të rrëshqas në nivel teknik por të ketë njohje reciproke. Mbes me shpresë që në muajt e ardhshëm do të përfundojmë këtë proces”, u shpreh Hoti.
Kryeministrin Hoti e pret tani edhe një debat me deputetët në Kuvendin e Kosovës në lidhje me dialogun me Serbinë.