Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Kosovë: 756 profesionistë shëndetësorë të prekur nga COVID, tre të vdekur
Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19 në Kosovë (13 mars 2020) e deri më sot, 756 profesionistë shëndetësor janë prekur nga ky infeksion (brenda dhe jashtë institucioneve shëndetësore). Këto informacione janë bërë publike nga Faik Hoti, nga Departamenti për Informim i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Këtë javë kemi humbur tre profesionistë të nderuar të mjekësisë kosovare: Profesorin Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka”, ka shkruar ai.
“Personelit shëndetësor nuk kanë nevojë që të tjerët t’u tregojnë atyre si ta bëjnë punën, ata kanë nevojë që secili të bëj kujdes maksimal, të zbatojë masat e thjeshta si bartja e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës (sociale e fizike) dhe higjienës”, thekson Hoti.
“Kështu atyre u lehtësohet puna. Humbja e çdo mjeku/infermieri apo profesionisti tjetër shëndetësor na bën të gjithëve më më të ekspozuar dhe më të pambrojtur para këtij virusi që nuk njeh moshë, gjini, profesion, pozitë apo opozitë dhe që infekton e vret pa mëshirë”, thotë në fund zyrtari i MSH-së.