
Gjithmonë të lodhur? Ndiqni këta hapa për më shumë energji
Ndiheni të lodhur dhe e keni të pamundur të ngriheni herët në mëngjes? A është bërë lodhja pjesë e përditshmërisë tuaj? Ndoshta kjo është një mënyrë e trupit për t’iu treguar se diçka nuk po shkon siç duhet.
Ju mund të vuani nga mungesa e gjumit por edhe të keni ndonjë problem të fshehtë shëndetësor. Sidoqoftë, këtu kemi disa metoda të thjeshta por efektive që ju të ndyshoni rutinën tuaj dhe të fitoni shumë më shumë energji.
Bëni një gjumë të mirë natën
Shumica e studimeve të gjumit kanë treguar se të rriturin nuk bëjnë 7 orë gjumë. Ata shkojnë në shtrat shumë vonë dhe prandaj ndihen të lodhur dhe pa energji gjatë ditës. Mos i’a bëni vetes këtë është shumë e dëmshme.
Pini ujë
Nëse organizmi juaj nuk ka sasi të mjaftueshme të ujit ai nuk mund të funksionoj mirë. Dehidrimi është një faktor i rëndësishëm që ndiko në humbjen e energjisë dhe lodhjen gjatë ditës.
Ushtrime fizike
Shumë njerëz e kanë të vështirë të bëjnë ushtrime çdo ditë për shkak të punës ose obligimeve të tjera. Por, mungesa e aktivitetit fizik mund t’iu hakmerret. Personat që nuk bëjnë asnjë lloj aktiviteti nuk kanë energji dhe janë shumë më të lodhur sesa ata që marrin më seriozisht ushtrimet. Bëni kohë të paktën për ecje të shpejtë disa minuta.
Karbohidratet
Thoni po ushqimeve të pasura me karbohidrate dhe yndyrëra të shëndetshme. Faulet janë një prej tyre.
Shmangni kafenë e tepërt
Nëse konsumoni kafe pasdite ose në mbrëmje ka shumë mundësi që ajo të ndikojë në gjumin tuaj.
Duhani
Për një pjesë të madhe që pinë duhan mund të jetë kjo arsyeja kryesore e lodhjes dhe mungesës së enegjisë andaj nuk është asnjëherë vonë të ndaloni dhe të filloni një stil të ri jetese më të shëndetshme.
Bëni një sy gjumë gjatë ditës
20 minuta gjumë gjatë ditës është provuar shkencërisht se ndikon në mbushje me energji. Prandaj mos hezitoni t’i bëni vetes pak pushim.
Kaloni kohë jashtë
Qëndrimi brenda gjatë gjithë ditës do t’iu lodhë edhe më shumë. Është e rëndësishme që të shpenzoni kohë në natyrë, në park, duke ecur, vrapuar apo çfarëdo që funksionon për ju por, që bëhet në ambient të jashtëm.