Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
Hoti nuk sheh se ka përçarje në koalicionin qeverisës që ai drejton
Ndonëse nuk e mori përkrahjen në Kuvend të partive të koalicionit, kryeministri Avdullah Hoti nuk po sheh ende përçarje mes partive në qeverinë që ai e drejton.
Gjatë një vizite që u bëri bizneseve në Ferizaj, Hoti tha se është duke punuar që dialogu me Serbinë të përmbyllet me njohje reciproke.
Reagimi i tij vjen pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, por edhe partitë tjera e akuzuan se ka pranuar që dialogun politik ta kthejë në teknik.
Kundër këtij lloj dialogu është shprehur edhe presidenti Hashim Thaçi pas takimit që pati me Hotin të premten.
“Dialogu po shkon përpara në përputhje me platformën e Qeverisë. Dje kam informuar edhe Kuvendin dhe për mendimin tim qëndrimi i përgjithshëm ishte që dialogu nuk ka alternativë, por dialogu duhet të jetë i fokusuar ashtu siç po bëjmë ne, në marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke. Jo absolutisht nuk ka nevojë (për përçarje v.j.) sepse unë jam duke u kujdesur që ky dialog të përfundojë me njohje reciproke”, ka thënë Hoti, përcjell KP-ja.
Kritika të shumta, Hoti mori dje edhe në Kuvend, ku raportoi për dialogun. Ndër të tjera u kritikua edhe nga bashkëpartiakja e tij, Vjosa Osmani, që udhëheq me Kuvendin.
E gjatë vizitës së bërë një biznesi në Ferizaj, të shtunën, Hoti tha se sektori privat do të mbështetet posa të kalojë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe ai për rishikim të buxhetit.