
Komiteti për koronavirusin mblidhet sot – Pritet shqyrtimi i masave të reja
Numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë sa vjen e rritet, nmdërkohë që sot, Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus në Kosovë do të mbajë një takim ku do të shqyrtojë se çfarë masash do të ndërmerr. Takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë dhe aty do të merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Shumë biznese kanë bërë thirrje për ndryshimin e vendimeve dhe masave, pavarësisht numrit të madh të rasteve me COVID. Bëhet fjalë për bizneset që merren me gastronomi, sallat e fitnesit, çerdhet dhe shumë fusha tjera afariste të dëmtuara nga masat e qeverisë.
Po ashtu, edhe komunat kanë paraqitur shumë ankesa duke kërkuar qe Qeveria të dalë me masa më të mira dhe më tyë detajuara.