Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Mbi 20 pjesëtarë të stafit të Spitalit të Pejës të infektuar me COVID-19
Spitali Rajonal i Pejës po kalon nëpër një situatë jo të mirë. Aty, aktualisht janë të infektuar më shumë se 20 persona, të cilët janë pjesë e stafit. Prej tyre pesë janë mjekë, 11 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimeve teknike.
Përndryshe, në 24 orët e fundit, në Spitalin e Pejës janë trajtuar 67 pacientë të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 26 me oksigjenoterapi. Nëntë pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Para pak ditës aty ka vdekur edhe një pacient i infektuar me COVID.