Harta zyrtare e Vilajetit ë Kosovës në vitet `70 të shekullit XIX!
Sot, pesë të vdekur dhe 237 raste të reja më COVID në Kosovë
Pesë të vdekur dhe 237 të infektuar me COVID-19, është bilanci i 24 orëve të fundit, i prezantuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Gjithsej janë testuar mostrat e 555 personave, prej të cilave, 237 rezultuan pozitive.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë, që nga shpërthimi i pandemisë është 6.917 raste nga 33.844 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 169 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.753 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.995.
Rastet e reja pozitive janë: komuna e Prishtinës 71 raste, komuna e Gjakovës 27 raste, komuna e Mitrovicës 24 raste, komuna e Gjilanit 16 raste, komuna e Ferizajt me 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Podujevës 9 raste, komuna e Pejës 8 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Vitisë 7 raste, komuna e Klinës 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Deçanit 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Malishevës 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë.
Mesazhi i IKSHPK-së:
Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!
Virusi vret!
Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.
BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!