Çejku: Qeveria të jetë kreative në ofrimin e alternativave për Asociacionin, e jo ta refuzojë

Albin Kurti kujton Adem Demaçin në dy-vjetorin e vdekjes
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kuti në dy-vjetorin e vdekjes kujton veprimtarin Adem Demaçi.
Kuri ka thënë se Demaçi kurrë nuk u step prej frikës dhe kurrë nuk u ligështua prej trysnisë.
“Adem Demaçi i përjetoi tri jugosllavitë dhe hyri tre herë në burg. 28 vjet gjithsej i kaloi si i burgosur politik. Kur e liruan në prill 1990, tha se po del nga burgu i vogël në burgun e madh. Vazhdoi veprimtarinë politike pa pushim e kursim për veten. Kurrë nuk u step prej frikës, kurrë nuk u mposht prej dhimbjes, kurrë nuk u ligështua prej trysnisë”.
“Me thjeshtësi e qartësi të madhe intelektuale, me lakonizmin karakteristik, ai gjithnjë thoshte të vërteta therëse. Kjo cilësi iu njoh e iu vlerësua edhe nga Parlamenti Evropian, që i akordoi Adem Demaçit çmimin prestigjioz ‘Saharov’ për lirinë e të menduarit”, ka shkruar Kurti.
Adem Demaçi, i njohur në botë edhe si Mandela i Kosovës, vdiq më 26 korrik, 2018.