
Arrestohet i dyshuari për përfitime nga bixhozi – është polic
Policia e Kosovës arrestoi sot një pjesëtar policor të dyshuar se përfitonte shuma të mëdha parash nga aktiviteti i bixhozit.
Ai u kap gjatë një operacioni të gjerë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) të zhvilluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë, raporton Kallxo.com.
Në këtë operacion që është zhvilluar në orën 2 të mëngjesit, janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi.