
Këshilla kundër vapës për gratë shtatzëna
Vapa është vërtet raskapitëse për një grua që pret të sjellë në jetë një fëmijë.
Ama ekzistojnë disa mënyra për ti shpëtuar vapës:
Pini lëngje dhe ujë
Kjo këshillë vlen në fakt për të gjithë. Pirja e shpeshtë e ujit në verë, ndihmon në mbajtjen e trupit të hidratuar në mënyrë perfekte. Femrat të cilat presin një fëmijë, duhet të mendojnë edhe për të voglin, sepse pirja e ujit është e mirë për lëngun amniotik; uji rikthen kripërat minerale të humbura gjatë djersitjes, ndërsa redukton fryrjen dhe ndjesinë e peshës.
Lëvizni
Edhe pse i nxehti e bën edhe një shëtitje të thjeshtë shumë të rëndë, femrat të cilat presin një fëmijë, nuk duhet të qëndrojnë vetëm ulur, por përkundrazi, duhet të lëvizin sa më shumë të mundin. Në këtë mënyrë, përmirësoni jo vetëm qarkullimin e gjakut, por edhe humorin. Ideale është të dilni në mëngjes herët ose në mbrëmje pas orës 19 në ndonjë vend të gjelbëruar.
Notoni
Noti është sporti ideal për t’u praktikuar gjatë shtatzënisë, sepse vë në lëvizje shtyllën kurrizore nga pesha e barkut. Ky sport ul fryrjen dhe peshën në këmbë. Ndaj noti është një zakon i mirë për t’u praktikuar deri në fund të shtatzënisë. E rëndësishme është të shmangni orët më të nxehta të ditës dhe të përdorni gjithmonë një mbrojtje të lartë kundra diellit.
Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime
Ushqyerja është thelbësore për të luftuar të nxehtin. Sidomos gjatë shtatzënisë duhet të shmangni ushqimet e rënda dhe vështirësisht të tretshme; dhe të preferoni frutat dhe perimet, të cilat përmirësojnë presionin e gjakut dhe rrisnin sasinë e lëngut amniotik. Ideale janë pjeshkat, kajsitë, pjepri, shalqiri, domatet, marulet dhe trangujt.
Kontrolloni shpesh tensionin
Gjatë shtatzënisë mund të vuani nga luhatjet e tensionit dhe me siguri, ndryshimet e papritura të temperaturave të kohëve të fundit, nuk ndihmojnë aspak në këtë pjesë. Ndaj, është mirë që ta kontrolloni shpesh presionin e gjakut, për të shmangur çdolloj problemi të pakënaqshëm