Wednesday, January 26, 2022

Ky vend ka 12.9 milionë banorë dhe vetëm 5 viktima: Si po e fiton betejën me virusin?!

Në shumë vende të botës, testimi për Covid-19, mbetet i vështirë ose i pamundur, ndërsa në Ruanda, njerëzit testohen edhe rastësisht, kur janë duke ecur në rrugë. Vendi që ndodhet në Afrikën Lindore ka arritur t’ja dalë mbanë, vetëm me 5 viktima deri më sot. Sa herë që dikush po i jep biçikletës, makinës apo motorrit, ai pyetet nëse dëshiron të testohet.

Edhe pse klasifikohet si një prej vendeve me të ardhurat më të ulëta nga Banka Botërore, me burimet e saj të kufizuara, Ruanda ka arritur sidoqoftë të identifikojë çdo rast të koronavirusit. Kushdo që testohet pozitiv vendoset menjëherë në karantinë në një klinikë dedikuar vetëm Covid-19. Më pas, punonjësit e shëndetit telefonojnë dhe kontaktojnë me çdo person të mundshëm me të cilin, i testuari me rezultat pozitiv ka patur kontakt.

“Ne me të vërtetë besojmë se një veprim i tillë është i rëndësishëm për t’u siguruar dhe për të  gjurmuar se ku mund të jetë virusi,” thotë Sabin Nsanzimana, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Biomjekësore në Ruanda.

Të ardhurat për frymë të Ruandës janë rreth $2.000 në vit. Megjithatë, të gjitha testimet dhe trajtimet për virusin sigurohen falas. Qeverisë i kushton midis $50-$100 për të realizuar një test të vetëm. Një mënyrë testimi që ato kanë përdorur ka qenë “testimi i pishinës”: ku bëhet kontrolli i menjëhershëm i disa provëzave dhe nëse rezultati përfundimtar i tyre del pozitiv, më pas bëhet kontrolli i secilës, për të gjetur se cila/t prej këtyre provëzave ishin pozitive.

Përvojat me sëmundje të tjera infektuese e kanë ndihmuar Ruandën. Vendi aktualisht, po përdor funksione dhe pajisje, që dikur i përdorte për HIV apo SST (sëmundje seksualisht të transmetueshme) të tjera.

Arsye të tjera që ndikuan në suksesin e Ruandës, përfshijnë faktin që vendi reagoi shumë herët, duke mos e lënë situatën të përkeqësohej. Gjithashtu qeveritarët vendosën rregulla karantinimi më të rrepta se çdo vend tjetër afrikan.

Spitalet tani, po përdorin robotë në përmasa njerëzore në klinikat dedikuar COVID-19 për të matur temperaturat e pacientëve dhe për të dërguar furnizimet.Ky vend ka 12.9 milionë banorë dhe vetëm 5 viktima: Si po e fitonNJË ROBOT PREZANTOHET ME PACIENTËT NË KIGALI, RUANDA. ROBOTËT, TË PËRDORUR NË QENDRAT E TRAJTIMIT TË RUANDËS, MUND TË EKZAMINOJNË NJERËZIT PËR COVID-19 DHE TË JAPIN USHQIM DHE ILAÇE. ROBOTËT U DHURUAN NGA PROGRAMI I KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ZHVILLIM DHE MINISTRIA E RUANDËS PËR TIK DHE INOVACION

“Asnjë vend nuk është akoma jashtë pyllit. Megjithatë, Ruanda është një shembull për vendet e tjera me të ardhura të ulëta që tregon se edhe me burime të kufizuara, ky virus mund të përmbahet. Ajo që duhet të bëhet është të respektohen rregullat e vendosura. Udhëheqja politike është shumë, shumë e rëndësishme. Ruanda duhet të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri më tani dhe vendet e tjera duhet ta imitojnë atë.”

Ruanda ka në total 1752 raste pozitive me virus, 907 të shëruar dhe vetëm 5 viktima, ndërkohë që popullsia e vendit është rreth 12.9 milionë banorë. (via WorldOmeter)

- Advertisment -

Lexoni